Home Champions League
Surprizë e hidhur, Cristiano do të prezantohet para "zero" tifozëve
Dita e hënë do të jetë dita e madhe e Juventus pasi do të bëhet prezantimi i blerjes së njërit nga lojtarët më të mirë në botë Cristiano Ronaldo.

Një ngjarje historike për të cilën po flasin të gjitha mediat italiane dhe që imagjinohej që të ndodhte në një Allianz Stadium të mbushur plot me tifozë, ashtu siç u prezantua portugezi te Reali në vitin 2009.

Do të ishte hera e parë, që Juventusi prezantonte një lojtar në këtë mënyrë, por kjo nuk do të ndodhë as për yllin portugez.

Klubi juventin, këtë pasdite, çuditërisht i tha mediave se programi i të hënës së ardhshme do të jetë identik me atë që ishte përjetuar me të gjitha nënshkrimet e mëparshme: ekzaminimi mjekësor në “J-Medical” dhe konferencë për shtyp në qytetin e ri sportiv të Continassa.

Klubi po mendonte që të organizonte një prezantim me tifozë, por në fund preferoi që të shmangte hapjen e portave të stadiumit./albeu.com/



Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Ish-mbrojtësi serb "kërcënon" Mourinhon

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media