Home Champions League
Barça nuk heq dorë nga Willian, bën ofertën e dytë
Barcelona nuk ka hequr dorë nga Willian por ka bërë ofertën e dytë, që besohet se është më e lartë se 53 milionë funte, për anësorin e Chelsea.

Sipas "Sky sport" oferta e Barcelonës për të marrë shërbimet e Willian është afërsisht 75 milion euro.

Mediat angleze kanë zbuluar muajin e kaluar se Chelsea kishte refuzuar një ofertë 60 mln euro nga spanjollët.

Por Ernesto Valverde është rikthyer me një shifër të përmirësuar e cila me siguri do të testojë vullnetin e londinezëve.

Mësohet se gjigantët e La Liga-s kanë ofruar 65 mln euro për lojtarin plus 10 mln euro bonuse.

Pas largimit të Iniesta dhe Paulinho, Willian kërkohet për të shtuar kualitetin në sulm dhe hierarkia e Barça-s kërkon ta bashkojë me bashkëkombësin e tij Coutinho.

Vetë lojtari do të ishte shumë i interesuar për këtë lëvizje, por edhe Manchester United mbetet në ndjekje të brazilianit. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Ish-mbrojtësi serb "kërcënon" Mourinhon

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media