Home Boterori 2018
Modriç "sulmon" Anglezët: I kontrolluam dhe i mundëm
Kroacia mbrëmjen e djeshme ka shkruar histori duke mundur Anglinë dhe duke shkuar në finalen e Botërorit ku do të përblalet me Francën.

Padyshim që një nga lojtarët më të mirë të kësaj Kombëtarje është Luka Modric dhe ai thuhet se do të jetë fituesi i "Topit të Artë" nëse Kroacia arrin të fitojë Botërorin.

Por pas përfundmit të ndeshjes Modric ka pasur disa fjalë edhe për kundërshtarët e Anglisë ku në një farë mënyre i ka sulmuar ata duke ju thënë se Kroacia e kontrolloi Anglinë në lojë.

"Luajtëm në mënyrë fantastike dhe e kontrolluam Anglinë. Ata thanë se ishim të lodhur, ishin më të fortë se ne, por ne e treguam në fushë. Do donim ta kishim fituar ndeshjen përpara shtesës. Jemi krenarë dhe të lumtur” ka thënë Modri.

“Ndaj Francës të dielën presim një tjetër ndeshje të madhe, duam Kupën e Botës" ka shtuar më pas kroati. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media