Home Boterori 2018
“Zemërthyer, por krenarë”, në Angli "tre luanët" cilësohen si heronj
Për Kombëtaren angleze mbrëmja e djeshme është kthyer në nëj "makth" pasi ata u eliminuan nga Botërori prej Kroacisë.

Por mëgjithëse humbën, skuadra e Anglisë nuk ka rënë pre e sulmeve nga tifozët siç jo rrallë herë jemi mësuar të shohim, madje ata janë konsideruar si heronjë në Angli si nga tifozët por edhe nga mediat.

"Tre Luanët" e Gareth Southgate kishin duartrokitje dhe mesazhe inkurajuese nga personalitetet më të mëdha të vendit ishullor, ata sportivë e jo vetëm.

Ndër të parët që ka përshëndetur skuadrën ka qënë princi William me anë të një postimi në TWitter ku shkruante:

“Zhvilluat një Botëror të jashtëzakonshëm, bëtë historinë dhe na dhatë diçka ku të besojmë. E dimë që kjo skuadër do të jetë diçka më shumë në të ardhmen”

Fjalë ngushëlluese dhe inkurajuese u thanë edhe nga kampioni i botës në Formulën 1, Lewis Hamilton.

“Më bëtë të ndihem krenar që jam britanik, – shkruante Hamilton në rrjetet sociale. – Jam i sigurtë se një ditë futbolli do të kthehet në shtëpi”.

Nuk mund të mungonin në këtë seri mesazhesh ato të një personaliteti si Gary Lineker, pasi bëri komplimentat e tij për “Tre Luanët”, duke shprehur besimin se do të përmirësohen. Por, ai nuk harroi të lëshojë edhe disa shigjeta kundër politikanëve britanikë, duke theksuar se ata kujtohen për sportin kur u shkon për shtat.

Media angleze, që në përgjithësi ka qenë shumë kritike ndaj skuadrës së Anglisë, këtë radhë ndryshoi sjellje kundrejt “Tre Luanëve”.

“Po kthehemi në shtëpi. Anglia u mund nga Kroacia në një gjysmëfinale të paharrueshme, që u mbyll në kohët shtesë”, shkruante Daily Mail.

“Zemërthyer, por krenarë”, shkruan tabloidi britanik për atë çfarë ndodhi me Anglinë në këtë gjysmëfinale.

“The Guardian” flet për ëndrrën e thyer të Anglisë pas golit të Mario Mandzukiç, ndërsa te “The Independent” publikohet artikulli me titullin “Përfundoi! Heronjtë anglezë jashtë Botërorit”.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Pogba dhe Lingard çojnë "Kupën e Botës" në Amerikë (FOTO LAJM)
Ozil thyen heshtjen dhe sfidon Gjermaninë: Do ta bëja prap foton me Erdoganin
Guardiola del kundër Low: Bëri gabim të madh me këtë lojtarë
Griezmann apo Mbappe? Deschamps tregon fituesin e "Topit të Artë"
Talljet në rrjet u bënë virale për Neymar por ja reagimi i tij (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media