Home Boterori 2018
Pickford: Duhej të kishim shënuar edhe golin e dytë për të mbyllur ndeshjen
Portieri Jordan Pickford është i zhgënjyer, por 24-vjeçari përpiqet që të shohë anën pozitive të këtij Botërori.

“Ishte një eksperiencë për ne dhe një ndeshje që donim ta fitonim. Ndoshta kaluam në avantazh shumë shpejt. Na duhej ai goli tjetër për ta vrarë ndeshjen dhe patëm disa raste të mira për ta shënuar, por nuk i shfrytëzuam”, tha fillimisht gardiani i Evertonit.

“Një skuadër si Kroacia, ne e dimë kërcënimin e tyre kur sulmojnë. Kanë lojtarë shumë cilësore. U rezistuam disa stuhive. Duhet të tregojmë krenari dhe pasion për atë që kemi. Shikoni tifozët sonte. Kisha një lëmsh në fyt kur i shikoja ata që na duartrokisnin në fund. Mendoj se jemi përmirësuar si kombëtare dhe shpresoj ta bëjmë më shumë në të ardhmen”, përfundoi Pickford. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Pogba dhe Lingard çojnë "Kupën e Botës" në Amerikë (FOTO LAJM)
Ozil thyen heshtjen dhe sfidon Gjermaninë: Do ta bëja prap foton me Erdoganin
Guardiola del kundër Low: Bëri gabim të madh me këtë lojtarë
Griezmann apo Mbappe? Deschamps tregon fituesin e "Topit të Artë"
Talljet në rrjet u bënë virale për Neymar por ja reagimi i tij (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media