Home Kryetitull
Marrëveshja korruptive që po shtrenjton banesat në Tiranë: Miliona euro për koncensionarin në Sharrë duke mos bërë asgjë
Çmimi i apartamenteve në Tiranë dhe qytete të tjera ka vijuar të rritet për një mori shkaqesh, të cilat nisin nga vetë kompanitë e ndërtimit e përfundojnë tek kostot e larta për shkak të taksave si edhe shpenzimeve të tjera që duhet të bëjnë ndërtuesit deri në përfundimin e godinës.

Një ndër këto shpenzime është pikërisht ai që rrjedh nga depozitimi i dherave pas hapjes së gropave për fillimin e ndërtimeve. Sipas marrëveshjes koncensionare që Ministria e Mjedisit ka lidhur për 30 vjet me kompaninë e inceneratorëvë “Integrated Energy B. V”, e cila administron edhe landfillin e Sharrës.

Sipas kësaj marrëveshjeje, që do të zgjasë 30 vjet, çdo ndërtues duhet që të dërgojë me makinat e tij tek inceneratori i Sharrës të gjitha dherat dhe inertet që krijohen për hapjen e gropës ku do të ndërtohet pallati.

Pasi i ka dërguar atje, ndërtuesi duhet të paguajë kompaninë në fjalë 480 lekë për çdo ton dhe të depozituar me argumentin se kompania e inceneratorëve do të vijojë me trajtimin e tyre dhe kthimin në të padëmshme për mjedisin.

Përllogaritet që mesatarisht një kompani ndërtimi të paguajë 100 euro për një kamion që dërgon në këtë landfill, ndërsa mesatarisht kostoja shtesë nga kjo aferë vetëm për hapjen e gropës së pallatit, e cila i ngarkohet më pas qytetarëve, është mes 50 deri në 60 mijë euro.

Absurdi në gjithë këtë histori bëhet edhe më i madh kur edhe bashkia e Tiranës, e cila ka territorin nën administrim, detyrohet që të paguajë 29 euro për mbetjet e banorëve të kryeqytetit që depoziton në këtë landfill.

Përllogaritet që gjatë një viti, bashkia e Tiranës t'i paguajë këtij koncensionari mesatarisht 10 deri në 12 milion dollar vetëm për të depozituar plehrat e Tiranës, por më e madhe është kostoja për ndërtuesit, të cilët më pas ia kalojnë atë qytetarëve që blejnë apartamente apo njësi shërbimi.

Çfarë ndodh me dherat?
Sipas marrëveshjes koncensionare, presupozohet se pasi kompanitë ia dërgojnë koncensionarit dherat e marra nga hapja e gropave për ndërtim, ajo i përpunon ato duke ndarë veç e veç betonin, hekurin, mbetjet plastike etj., duke i bërë ato të padëmshme përmes trajtimit.

Pagesa 480 lekë për 1 ton dhe që kompani ndërtimi dërgon në këtë landfill presopozohet së bëhet pikërisht për këtë shërbim.

Por çfarë ndodh?

Dherat e dala nga gropat që hapen për ndërtim janë kryesisht të pastërta dhe nuk kanë nevojë për trajtim. Kështu, këto para, pra 480 lekë për ton janë të ardhura "qyl" që kompania koncensionare e landfillit të Sharrës i merr nga ndërtuesit përmes një marrëveshjeje korruptive me autoritetet shtetëror.

Kompanitë nuk lejohen të ripërdorin dherat e tyre

Mund të ndodhë që një kompani ndërtimi të nxjerrë dhera nga një gropë që po hap për të ndërtuar të ketë nevojë që t'i depozitojë ato sërish në një territor tjetër sërish për qëllime ndërtimi, siç mund të jetë mbushja e ndonjë hapësire për lulishte apo qëllime të ngjashme. Mirëpo as kjo nuk lejohet sipas marrëveshjes korruptive me kompaninë koncensionare të landfillit të Sharrës.

Praktikisht, kompania e ndërtimit nuk mund të përdorë as dherat që nxjerr vetë.

Fillimisht ajo duhet t'i ngarkojë tek kamionët e saj, t'ia dërgojë koncensionarit duke paguar edhe 480 lekë për ton dhe më pas, t'ia blejë atij sërish duke i ngarkuar tek kamionët e saj për t'i ripërdorur.

Duket e çuditshme dhe tepër korruptive, por ja që në vjedhje si kjo është legale dhe i ngarkohet më së tepërmi qytetarëve. /albeu.com

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Fike telefonin dhe kushtoji kohë vetes, këshilla të arta për të balancuar angazhimet tuaja
Shifra alarmante për Kosovën, mbi 200 raste të reja me koronavirus
Disa këshilla se si të mos e ndieni vapën gjatë natës
Të rinjtë shqiptarë nuk duan t'ia dijnë për koronavirusin, kështu festuan nën praninë e Ledri Vulës (VIDEO)
Enea Mihaj bëhet hero, i shënon në fund Olympiakos dhe ngjit Paok në Champions (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media